Ndeshja mes Egnatias dhe Midtjylland nuk do të zhvillohet në Tiranë, por në stadiumin “Elbasan Arena”.
Përmes një njoftimi zyrtar, është bërë e ditur se për shkak të situatës së krijuar në kryeqytet nga protestat, dhe me qëllim garantimin e sigurisë, sfida do të zhvendoset në Elbasan.
Pavarësisht ndryshimit të stadiumit, orari i takimit mbetet i njëjtë.
Egnatia dhe Midtjylland do të zbresin në fushë në orën 18:45, sipas programit të përcaktuar.
Klubi u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje, duke shpresuar që skuadra të ketë përkrahjen e tyre edhe në këtë përballje të rëndësishme.
Tashmë, vëmendja zhvendoset te “Elbasan Arena”, ku Egnatia do të kërkojë të përfitojë nga mbështetja e tifozëve përballë kundërshtarit danez.
Egnatia–Midtjylland, zyrtarisht në Elbasan! Ora 18:45 mbetet e pandryshuar.



