Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë, ndërsa në disa zona pritet të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior.
Shpejtësia e erës në disa vende do të arrijë deri në 60 kilometra në orë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 11 deri në 18 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, deri të premten moti do të mbetet i ndryshueshëm, me temperatura më të ulëta.


