Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot do të zhvillojë intervista me tre kandidatët që i plotësojnë kushtet për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë së Veriut, i cili zgjidhet nga Kuvendi.
Në konkursin publik kishin aplikuar gjithsej katër kandidatë, por pas shqyrtimit të dokumentacionit është konstatuar se vetëm tre prej tyre i plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Para Komisionit do të intervistohen Emilia Aleksovska, avokate nga Kumanova, Xhoko Dikov, avokat nga Strumica, dhe Fadil Xhelili, avokat nga Gostivari.
Konkursi paraprak për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor nga Kuvendi ishte anuluar.


