Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Nga Sllupçani i Kumanovës drejt suksesit akademik dhe profesional në Zvicër – Historia frymëzuese e Imer Abdilit

Press Online13 Tetor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Imer Abdili, i riu me prejardhje nga fshati Sllupçan i Kumanovës, është një shembull i suksesit të të rinjve shqiptarë në diasporë, të cilët përmes përkushtimit, punës dhe ambicies arrijnë të ndërtojnë një të ardhme të suksesshme akademike dhe profesionale.

I lindur në vitin 2000 dhe me vendbanim në St. Gallen të Zvicrës, Imer Abdili ka ndërtuar një rrugëtim të admirueshëm në fushën e ekonomisë dhe financave.

Rrugëtimin e tij akademik e nisi në Universitetin e Zürich-ut, ku përfundoi studimet Bachelor në drejtimin Banka dhe Financa. I vendosur për të avancuar më tej njohuritë dhe përgatitjen profesionale, ai vazhdoi studimet në Universitetin e St. Gallen-it (HSG), një institucion prestigjioz i arsimit të lartë në Zvicër, ku në vitin 2025 përfundoi studimet Master në Kontabilitet dhe Financa.

Përveç arritjeve akademike, Imeri ka hedhur hapa të rëndësishëm edhe në karrierën e tij profesionale. Aktualisht, ai është i angazhuar në UBS, një nga bankat më të njohura zvicerane, ku punon në sektorin e klientëve të korporatave dhe pasurive të paluajtshme.

Suksesi i tij dëshmon se me vullnet, disiplinë dhe përkushtim, të rinjtë shqiptarë mund të arrijnë rezultate të rëndësishme edhe në mjedise akademike dhe profesionale me konkurrencë të lartë.

Nga Sllupçani i Kumanovës deri në universitetet dhe institucionet financiare të Zvicrës, rrugëtimi i Imer Abdilit përfaqëson një histori krenarie dhe frymëzimi.

Arritjet e tij janë një motivim për brezat e rinj shqiptarë, si në vendlindje ashtu edhe në diasporë, duke dëshmuar se prejardhja nuk përcakton kufijtë e suksesit, por mund të jetë pikërisht pika nga ku fillon një rrugëtim i madh.

Previous ArticleU bllokua për 26 orë në një shpellë në Itali, shpëtohet me sukses 31-vjeçari pas një operacioni të vështirë – Vizion Plus
Next Article Në Vërmicë gjenden 26 mijë e 900 franga zvicerane gjatë kontrollit të një veture

Lajme të ngjashme

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shtatzënitë në moshë të mitur, një fenomen që vazhdon të shqetësojë Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.