Një tërmet me magnitudë 7.7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në brigjet jugore të Panamasë, duke shkaktuar panik në kryeqytet dhe aktivizuar sistemin amerikan të paralajmërimit për cunami.
Sistemi ka njoftuar për mundësinë e krijimit të valëve të cunamit përgjatë brigjeve të nëntë vendeve.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në qytetin e Panamasë, ndërsa epiqendra e tërmetit është lokalizuar në zonën bregdetare jugore të vendit.

Sipas sistemit amerikan të paralajmërimit për cunami, valët mund të mbërrijnë brenda tre orëve nga momenti i publikimit të njoftimit në brigjet e Panamasë, Kosta Rikës, Kolumbisë, Ekuadorit dhe Perusë.
Paralajmërimi përfshin gjithashtu brigjet e Nikaraguas, Guatemalës, El Salvadorit dhe Meksikës.
Ndërkohë tërmeti i fortë është shioqëruar edhe nag dy pasgoditje të forcës 5.5 ballë të shkallës rihter.


