Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Durmishi: Shporta konsumatore në gusht arriti 58.475 denarë

Press Online9 Tetor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një familje me katër anëtarë në gusht kishte nevojë për 58,475 denarë për shpenzime minimale, njoftoi Ministria e Ekonomisë dhe Punës. Ata kishin nevojë për 21,132 denarë për ushqim dhe pije, dhe 1,429 denarë për shërbime shëndetësore.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, prezantoi sot në një konferencë për shtyp shportën konsumatore të llogaritur nga Ministria, e cila tha se bazohet në të dhëna nga institucionet përkatëse.

Zestradar
The Movie Scenes Everyone Secretly Rewatches
×
“Për llogaritjen përdoren të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikës, çmimet e produkteve në tetë qytete, të dhënat nga 23 tregje të frutave dhe perimeve, si dhe çmimet e produkteve ushqimore më të shitura në pesë zinxhirët më të mëdhenj tregtarë dhe tre zinxhirët rajonalë tregtarë”, tha Durmishi.

Ai thotë se krahasuar me korrikun, shporta konsumatore në gusht është rritur vetëm me 29 denarë, ndërsa shpenzimet për ushqim dhe pije janë ulur me 255 denarë.

Krahasuar me janarin e këtij viti, kur shporta arrinte në 56.381 denarë, në gusht ajo ishte më e lartë për afërsisht 2.095 denarë, ose 3,7 për qind.

Durmishi thotë se bëhet fjalë për metodologji të ndryshme në lidhje me shportën konsumatore të sindikatës e cila për muajin e njejtë llogarit shpenzimet minimale prej 68.676 denarësh dhe se metodologjia e Ministrisë gjurmon konsumin mesatar real të amvisërive.

“Ne i respektojmë sindikatat dhe rolin e tyre në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Por duhet ta themi qartë se bëhet fjalë për dy metodologji të ndryshme. Nuk duam të hyjmë në një garë se kush ka shportë më të lartë apo më të ulët. Qëllimi ynë nuk është të minimizojmë shpenzimet e qytetarëve, por të sigurojmë një pasqyrë objektive dhe transparente të konsumit”, porositi Durmishi.

Llogaritja e Ministrisë së Ekonomisë mori në konsideratë edhe të dhënat nga Regjistrimi i fundit i popullsisë, sipas të cilit 95 përqind e popullsisë jeton në shtëpinë e tyre.

Metodologjia e re do të rishikohet në seancën e re të Këshillit Ekonomik dhe Social të planifikuar për datën 19 të këtij muaji.

Sipas njoftimeve, në të do të diskutohet edhe paga minimale, por Ministria pohon se rritja duhet të arrihet me marrëveshje nga sindikatat dhe punëdhënësit.

Previous ArticleDy të rinj denoncojnë dhunën policore, ASH godet VLEN-in: Heshtja juaj është e papranueshme!
Next Article KFOR-i zhvillon stërvitje në terrenet malore të Kosovës

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.