Një grua ka vdekur në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i një banese.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 7 tetor, rreth orës 12:13. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me konsultim të prokurorit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.


