Një Mercedes me targa të Shkupit është kapur duke lëvizur me 203 km/h në autostradën Shkup–Shën Nikollë.
Policia e ka regjistruar shpejtësinë më 7 tetor, rreth orës 16:00, afër pikës së pagesës Preod, duke përdorur pajisjen „LaserCam 4“.
Në atë pjesë të autostradës, kufiri maksimal është 130 km/h. Kjo do të thotë se drejtuesi po ecte 73 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
Policia njoftoi se ka ndërmarrë masa ndaj drejtuesit, por nuk bëri të ditur nëse ai është ndaluar ose privuar nga liria.
Autostradë apo pistë gare? Mercedes-i nuk e “njohu” limitin prej 130 km/h.


