Cristiano Ronaldo mund të përballet me pasoja disiplinore pasi braktisi Kombëtaren në ndeshjet e vleshme për Nations League.
Sipas mediumit portugez “A Bola”, kapiteni i Portugalisë rrezikon një pezullim nga një deri në gjashtë muaj, si dhe një gjobë financiare.
Rregullorja disiplinore e Federatës Portugeze të Futbollit parashikon masa të ashpra për lojtarët që largohen nga grumbullimi i kombëtares pa leje.
Në rregullore thuhet se një lojtar i grumbulluar që largohet ose mungon pa arsye të justifikuar nga stërvitja, ndeshja apo aktiviteti i kombëtares mund të dënohet me pezullim nga një deri në gjashtë muaj, ndërsa në rastin e një futbollisti profesionist parashikohet edhe gjobë prej 500 deri në 1,000 euro.


