Universiteti „Nënë Tereza“ në Shkup njofton se studentët e tij do të kenë qasje më të lehtë në transportin publik drejt kampusit, përmes dy linjave të reja të autobusëve.
Në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik të Qytetit të Shkupit, janë siguruar linjat **17/1 dhe 17/2**, ndërsa ndalesa për studentët do të jetë **përballë Ambasadës së SHBA-së**.
Nga UNT bëjnë të ditur se studentët mund të përfitojnë edhe **kartelë falas për transportin urban**, duke përdorur email-in e tyre zyrtar studentor dhe duke ndjekur procedurat përkatëse.
Gjithashtu, studentëve u rekomandohet të instalojnë aplikacionin e NQP Shkup, përmes të cilit mund të ndjekin në kohë reale orarin dhe lëvizjen e autobusëve.
Për më shumë informacione, universiteti i udhëzon studentët të ndjekin njoftimet në faqen e NQP Shkup.


