Nëse për vite ke preferuar pudrën kompakte sepse loose powder të dukej e çrregullt dhe jo praktike, industria e beauty-t po përpiqet të të ndryshojë mendjen.
The Guardian shkruan sot se një brez i ri pudrash të lirshme po rikthen këtë produkt në qendër të makeup-it. Formulat e reja synojnë të jenë më të lehta, të mos krijojnë efektin “cakey” dhe të fiksojnë makeup-in pa e bërë fytyrën të duket tepër mat.
Loose powder ka qenë prej kohësh një produkt i rëndësishëm për makeup artistët, veçanërisht në makeup-in e nuseve, televizionit dhe performancave, ku grimi duhet të qëndrojë për shumë orë. Por për përdorim të përditshëm, shumë konsumatorë e kishin zëvendësuar me pudra kompakte më praktike.
Tani markat po përpiqen të kombinojnë të dyja botët. Charlotte Tilbury, për shembull, ka lançuar Airbrush Flawless Blur Loose Powder, ndërsa Kosas ka transformuar pudrën e saj të njohur Cloud Set në një version loose. Edhe Maybelline vazhdon të ketë një alternativë më ekonomike me Fit Me Loose Powder.
Ndryshimi kryesor është rezultati. Në vend të një fytyre shumë të pudrosur, produktet e reja fokusohen te blur, kontrolli i shkëlqimit dhe një finish më natyral. Beauty po na kujton përsëri se produktet e vjetra nuk zhduken gjithmonë, ndonjëherë thjesht presin një formulë më të mirë.


