Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rritet numri i personave që kundërshtojnë shërbimin ushtarak në Gjermani, ja arsyet – Vizion Plus

Press Online7 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Një total prej 12.102 kërkesash për kundërshtim sipas ndërgjegjes personale  janë paraqitur në Gjermaninga janari deri në gusht të këtij viti, tha për RND (Redaktionsnetzëerk Deutschland) një zëdhënëse e Zyrës Federale për Çështjet Familjare dhe Shoqërinë Civile (BAFzA). Ky numër është tashmë trefishi i kërkesave të paraqitura gjatë gjithë vitit të kaluar.

Në vitin 2025 u regjistruan 3.879 kërkesa, krahasuar me 2.249 në vitin 2024. Deri në fund të qershorit 2026, Zyra kishte regjistruar 5.862 kërkesa, që do të thotë se numri i tyre pothuajse u dyfishua gjatë dy muajve pasues.

Nevojitet shpjegim i detajuar

Kërkesat për kundërshtim nuk paraqiten vetëm nga rezervistët dhe ushtarët aktivë, por edhe nga persona që nuk kanë shërbyer kurrë në ushtri, ndonëseshërbimi i detyrueshëm ushtarak aktualisht nuk ekziston. Shërbimet e këshillimit raportojnë një rritje të interesimit nga qytetarët.

BAFzA thekson se e drejta për të refuzuar shërbimin ushtarak dhe mbajtjen e armëve për arsye ndërgjegjeje mbetet e garantuar nga Neni 4, paragrafi 3 i Kushtetutës gjermane, pavarësisht faktit që shërbimi ushtarak është vullnetar.

Një kërkesë për kundërshtim të ndërgjegjshëm duhet të dorëzohet me shkrim në Zyrën Federale për Menaxhimin e Personelit të Bundesëehr-it dhe duhet të përmbajë një shpjegim të detajuar, të hartuar personalisht, mbi arsyet e kundërshtimit.

Ligji i ri ushtarak, një shkak i mundshëm i rritjes

Një nga arsyet kryesore të rritjes së numrit të kërkesave mendohet të jetë përkeqësimi i situatës së sigurisë, si dhe hyrja në fuqi e Aktit të ri të Shërbimit Ushtarak më 1 janar të këtij viti.

Pjesa qendrore e ligjit është kontrolli i detyrueshëm mjekësor dhe ushtarak për të rinjtë e lindur në vitin 2008 dhe më pas. Qëllimi është të sigurohet një numër i mjaftueshëm vullnetarësh për forcimin e ushtrisë gjermane, Bundesëehr-it. Nëse objektivi i numrit të ushtarëve nuk arrihet, Bundestagu mund të aktivizojë të ashtuquajturin “detyrim ushtarak të bazuar në nevoja”.

Autoritetet paralajmërojnë për dezinformim

Zyra Federale për Menaxhimin e Personelit e Bundesëehr-it njofton se përballet me një numër të madh kërkesash të paraqitura gabimisht. Sipas zëdhënëses, “aktualisht po regjistrohen shumë kërkesa të drejtuara në mënyrë të gabuar, përmbajtja e të cilave nuk mund të identifikohet, ndaj ato kthehen pa u shqyrtuar”.

Autoritetet paralajmërojnë se, veçanërisht në rrjetet sociale, po qarkullojnë informacione të pasakta lidhur me procedurën dhe përmbajtjen e kërkesës për kundërshtim të ndërgjegjshëm, gjë që po çon në gabime gjatë paraqitjes së tyre.

Previous ArticleHamza: Beteja jonë për drejtësi duhet të vazhdojë, çlirimtarët tanë nuk do të jenë vetëm
Next Article Leonora Jakupi dhe partneri i saj: Një shfaqje e rrallë në protestë

Lajme të ngjashme

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.