Franca u përfshi nga protesta masive të nxënësve, mësuesve dhe prindërve ndërsa më shumë se 250 mijë persona dolën në qytete të ndryshme të vendit. Me kërkesën e pa ndryshuar ata kërkojnë më shumë staf, financim dhe kushte më të mira në shkolla.
Në Paris, Strasburg e qytete të tjera pati përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë. Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe uje me presion, ndërsa 488 persona u arrestuan e dhjetëra efektivë policie u plagosën.
Kryeministri Sebastien Lecornu premtoi se qeveria do të marrë masa për plotësimin e vendeve të lira të mësuesve dhe për riparimin e shkollave. Ai kërkoi nga ministrat të paraqesin propozimet e para deri në fund të tetorit.
Presidenti Emmanuel Macron thirri një takim urgjent me kryeministrin dhe ministrat e kabinetit për të diskutuar krizën.Ndërkohë, protestat kanë marrë edhe një dimension politik. Presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se ato lidhen me emigracionin dhe Islamin, por protestuesit e kanë mohuar këtë.
Qeveria franceze përballet ndërkohë me vështirësi të mëdha financiare, pasi vendi ka borxh dhe deficit të lartë, duke e bërë të vështirë rritjen e shpenzimeve për arsimin.


