Dasma e Aurorës dhe Kushtrimit, e zhvilluar më 4 tetor, ishte një ngjarje e madhe që mblodhi shumë figura publike dhe miq, por një mungesë e veçantë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Labinot Rexha, i njohur për kontributin e tij në muzikë, nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni, gjë që shkaktoi reagime dhe spekulime nga publiku dhe mediat.
Pas një interesimi të madh nga ndjekësit, këngëtari vendosi të sqarojë situatën përmes një postimi në Instagram Story, ku shpjegoi se ndodhej në Gjenevë për një angazhim muzikor në atë ditë, dhe se nuk kishte marrë ftesë për dasmën.
Sipas Labit, mungesa e ftesës nuk ishte vetëm për të, por edhe për kolegun e tij Ludo, i cili gjithashtu nuk ishte i ftuar.
“Dje kam qenë në një dasmë në Gjenevë dhe kam kënduar. Mua dhe Ludo-n nuk na ka ftuar, as Kushtrimi nuk na ka ftuar. Por kjo është jeta dhe secili e di kë dëshiron pranë vetes,” theksoi ai.
Megjithatë, pavarësisht nga mungesa e ftesës, Labinoti shprehu urimet e tij më të mira për çiftin, duke u dëshiruar atyre jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe lumturi në martesë.

“Pavarësisht të gjithave, unë nga zemra ua uroj martesën. Inshallah Zoti ua dhëntë jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe shumë nipa e mbesa,” shprehu ai me sinqeritet.
Një pjesë e reagimit të tij, megjithatë, ngjalli kuriozitet. Labi la të kuptohet se kishte disa dyshime dhe mendime personale rreth situatës, por vendosi të mos i shprehë ato më tej.
“Edhe pse kam disa dyshime të miat dhe disa mendime personale, nuk dua t’ua prish këtë ditë. Koha do ta tregojë gjithçka,” përfundoi ai, duke lënë të hapura disa pyetje rreth marrëdhënieve mes tyre dhe arsyet që mund të kenë çuar në mungesën e ftesës.


