Pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, deputetët kanë nisur procesin e votimit për presidentin e Kosovës.
Në sallën e Kuvendit janë vendosur edhe kutitë e votimit, ndërsa deputetët kanë nisur procedurën për zgjedhjen e presidentit.
Në garë janë dy kandidate, Justina Shiroka-Pula dhe Eliza Hoxha.
Votimi po zhvillohet në orët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.


