Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Stamboll, duke plagosur shtatë nxënëse.
Sipas autoriteteve turke, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:35 të mëngjesit. Siç njoftoi guvernatori sulmi dyshohet se është kryer nga një nxënës 15-vjeç, i cili ndjek një shkollë të mesme në të njëjtën zonë.
7 nxënësit e plagosur, u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve fillestare, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa 15-vjeçari që kreu sulmin thuhet se vuan nga çrregullime mendore.
Një hetim gjyqësor dhe administrativ është nisur tashmë për incidentin.


