Një moment i sikletshëm shoqëroi mbërritjen e Usha Vance, bashkëshortes së nënpresidentit amerikan J.D. Vance, në bazën ushtarake Andrews, nga ku familja u nis drejt Alaskës. Usha, e cila mbante në marsupio djalin e tyre të porsalindur, u pengua teksa zbriste shkallët e helikopterit.
VIDEO- Usha Vance pengohet teksa zbret nga helikopteri
Fatmirësisht, ajo arriti të mbahej në parmakë dhe shmangu një rrëzim të mundshëm. Në momentin e incidentit, pranë shkallëve ndodheshin edhe katër ushtarë, por asnjëri prej tyre nuk ndërhyri për ta ndihmuar atë apo foshnjën.
Pak çaste më vonë, nga i njëjti helikopter zbriti edhe J.D. Vance, i cili mbante në krahë vajzën e tyre 4-vjeçare, Mirabel. Familja po udhëton drejt Alaskës, ku nënpresidenti amerikan do të mbështesë fushatën elektorale të senatorit Dan Sullivan.
Gjatë udhëtimit, Vance bëri edhe një koment me humor për praninë e foshnjës 9-javëshe në fluturimin rreth 7 orë e gjysmë. Djali i çiftit, Alec, lindi më 19 korrik në Walter Reed National Military Medical Center dhe është fëmija i parë i një nënpresidenti amerikan në detyrë që nga viti 1870.


