Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026

Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

24 Nëntor 2026

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

Press Online6 Tetor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link



Pavarësisht se në konferencën e sotme Albin Kurti përmendi sërish emrin e profesor Bekim Sejdiut duke i kërkuar marrëveshje PDK-së e Bedri Hamzës për Sejdiun president, ky i fundit ka konfirmuar ekskluzivisht për Gazetën Infokus se nuk është më pjesë e garës për këtë post.

Sejdiu ka bërë të ditur se për vendimin e tij i ka njoftuar sërish krerët e LDK-së, por edhe vetë kryeministrin Albin Kurti, duke ua bërë të qartë se është tërhequr nga procesi për zgjedhjen e presidentit.

“Unë i kam njoftuar, kam qenë në komunikim me krerët e LDK-së edhe i kam njoftuar së fundi edhe krerët e LDK-së edhe kryeministrin Kurti që unë nuk jam pjesë e këtij procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Unë kam hy me idenë kur kam hy në fillim të shtatorit, me motivin e vetëm që me dal prej një ngërçi, por nuk u realizua sepse nuk u bënë votat edhe rrjedhimisht unë kam bërë një herë tërheqje publike edhe tash normalisht emrin me ma përmend s’mundem me ia ndalu askujt. Edhe e di që e bëjnë me qëllimin më të mirë të mundshëm, e di që kanë besim në mua, por unë i kam informuar që unë jam i tërhequr nga kjo garë”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka treguar se në proces kishte hyrë në një kombinim politik ku LDK-ja do të ishte propozuese, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje mbështetëse, duke shtuar se komunikimet kryesore i kishte zhvilluar me drejtuesit e LDK-së.

“Unë ju kam thënë që jam i tërhequr, unë nuk jam i informuar. Unë kur kam hyrë me LDK-në si propozuese, VV-në si mbështetëse, me qat konspiracion kam hyrë dhe kryesisht i kam bërë komunikimet me drejtues të LDK-së që më kanë propozu e më kanë thirr mua me hy në këtë proces. E çmoj shumë edhe besimin e kryeministrit Kurti, por unë i kam njoftuar se jam tërhequr nga gara, ju kam treguar se nuk jam pjesë e garës”, ka thënë ai.

Sejdiu ka treguar për Infokusin se është i gatshëm t’ua dërgojë drejtuesve të LDK-së edhe mesazhin përmes të cilit i kishte njoftuar për qëndrimin e tij. Ai ka theksuar se nuk e konsideron të denjë që dikush të zgjidhet president vetëm për të shmangur zgjedhjet dhe se posti duhet t’i takojë dikujt që e meriton.

“Nëse dojnë këta të LDK-së, mundem me ua dërgu edhe mesazhin që ua kam dërguar dhe unë ju kam thënë kështu: më së pari nuk konsideroj që është e denjë me u zgjedh president dikush që zgjedhet vetëm me i shmang zgjedhjet, president duhet të zgjedhet dikush që e meriton atë pozitë. Dhe dmth as me ndërlidhjen me tema të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend. E dyta, unë kam hyrë në një kombinim politik LDK-VV dhe e kisha mirëprit përkrahjen e të gjithëve. Partitë politike në përgjithësi kanë pasë fjalë të mira për mua si kandidat dhe e çmoj edhe faktin se edhe një pjesë e gazetarëve dhe opinionit publik kanë pasur vlerësim pozitiv për mua. Mirëpo, meqë unë nuk i kam pasur votat, unë jam tërheq nga kjo garë. Për më tepër, në këtë proces me kaq shumë drama, unë nuk kam qenë në Kosovë fare këto ditë. E çmoj shumë besimin dhe vlerësimin nga të gjithë, por unë nuk jam më pjesë e këtij procesi”, ka deklaruar Sejdiu.

Deklarimi i Sejdiut vjen pasi emri i tij është rikthyer në diskutimet për zgjedhjen e presidentit, ndërsa ai këmbëngul se LDK-ja dhe kryeministri Kurti janë njoftuar drejtpërdrejt prej tij se është tërhequr nga gara dhe nuk është më pjesë e procesit.

Kurti emrin e Sejdiut e përmendi edhe sot në konferencë në ditën e fundit kur kanë mbëtur edhe pak orë në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Previous ArticleTayna dhe Gashi: Një bashkëpunim i fshehtë që po pritet me padurim
Next Article Maqedonia në sfidën e radhës me Zvicrën! Sedlloski kërkon rezultat, jo vetëm paraqitje

Lajme të ngjashme

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis transfertat e shpejta bankare

24 Nëntor 2026 EKONOMI

Kosova dhe Shqipëria synojnë thellimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak

24 Nëntor 2026 KOSOVË

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026 KOSOVË

Konjufca: Këshilli i BE-së t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës

23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova pret kërkimfalje nga BE-ja për mesazhet nacionaliste në Bruksel

23 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Faza përfundimtare e ligjit për Dhomat e Specializuara

Press Online24 Nëntor 2026 KOSOVË

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet…

Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar Sistemin Unik të Gjobave, përmes…

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në Athinë, Marta Kos e renditi Shqipërinë mes katër vendeve më të…

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulime të pazakonta nga jeta shpirtërore e Papa Françeskut janë bërë publike…

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Investimet nga Kosova në Shqipëri kanë kaluar vlerën e investimeve shqiptare në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.