Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rezerva të mjaftueshme për sezonin e ngrohjes! Javën e ardhshme priten ulje të çmimeve të karburanteve

Press Online4 Tetor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Maqedonia e Veriut është e përgatitur për sezonin e ardhshëm të ngrohjes dhe ka rezerva të mjaftueshme të energjensëve, edhe për rritjen e konsumit, siguron Kryeministri Hristijan Mickoski. Masat për uljen e akcizës dhe TVSH-së pritet të krijojnë mungesë të të hyrave në buxhet. Sipas Mickoskit, vetëm nga akciza parashikohet një mungesë prej rreth 5 miliardë denarësh, ndërsa së bashku me uljen e TVSH-së, shuma mund të arrijë në 7 deri në 8 miliardë denarë. Për këtë arsye, kryeministri paralajmëroi një rishikim të ri të buxhetit, duke theksuar se prioritet mbetet mbrojtja e standardit të qytetarëve.

“Kemi sasi edhe për konsumin e rritur dhe për sasitë e rritura që përdorin qytetarët e vendeve fqinje. Në përgjithësi, nuk pres ndonjë sfidë më të madhe gjatë sezonit të ngrohjes. Ajo që mbetet sfidë për ne, sepse të gjitha masat kanë koston e tyre, është se me shumë gjasë do të duhet të bëjmë edhe një rishikim të buxhetit, pasi vetëm në bazë të akcizës, vlerësimet janë se do të mungojnë rreth 5 miliardë denarë”, tha kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Bazuar në lëvizjet në bursë, kryeministri pret që Komisioni Rregullator për Energjetikë javën e ardhshme të marrë vendim për uljen e çmimeve të naftës dhe benzinës. Ndërkohë, Qeveria po negocion me kompaninë “OKTA” për sigurimin e një zbritjeje shtesë.

“Në mediat sociale individë të caktuar debatojnë me mua, nëse jemi të parët ose të katërtit a të pestit e kështu me radhë, të jem më preciz jemi një nga shtetet me çmimin më të ulët të karburantit në rajon, e ndoshta edhe në Evropë. Kjo mundëson paqe sociale dhe një normë të kontrolluar të inflacionit, e cila në këtë moment është 50 për qind më e ulët se mesatarja në BE”, u shpreh Mickoski.

Sipas kryeministrit, aktivitetet e riparimit të blloqeve termike në TEC “Manastir” dhe “Osllome” janë në fazën përfundimtare ose do të përfundojnë deri në fund të muajit. Potenciali hidroenergjetik aktualisht është në nivel të kënaqshëm. Si sfidë kryesore gjatë sezonit të ngrohjes, për të cilin pret që të fillojë plotësisht në gjysmën e dytë të nëntorit, Mickoski e veçoi ndotjen e ajrit për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse joekologjike për ngrohje.

Previous ArticleSkandali i ri: Elton Tozaj përmend emrin e ministrit Jaupaj në një deklaratë të papritur
Next Article Neziri: Vizita e Von der Leyen zhbllokon komunikimin me Sofjen! Arsovski: BE-ja nuk dha udhërrëfyes për Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nisin punimet për ndërrimin e pllakave të dëmtuara në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Opozita kundërshton shfuqizimin e ligjit për koordinimin e shërbimeve të sigurisë

19 Nëntor 2026 MAQEDONI

25 vjet kundër, por sot për Ahmetin federalizimi i Maqedonisë mund të jetë zgjidhje

19 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.