Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare në ora 09:00.
Aty do të trajtohet në lexim të parë edhe Projektligji për ndryshimet ligjore të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ky projektligji së pari shkon në Komision për Legjislacion i cili mblidhet në ora 08:00.
“Te nderuar/a, Ju njoftoj se mbledhja e Komisionit do te mbahet neser ne oren 8:00, ne sallen N10.
Pika e rendit te dites: Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar,” thuhet në njoftim.

Vetëvendosje kërkon seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për nesër


