Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgjievski, paralajmëroi se aksionet për vendosjen e rendit në tregjet e qytetit do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
Ai tha se institucionet do të ndërmarrin masa ndaj shitësve që ushtrojnë veprimtari në mënyrë ilegale, duke theksuar se nuk do të ketë tolerancë për shkeljet e rregullave.
Sipas Gjorgjievskit, qëllimi i aksioneve është krijimi i tregjeve më të rregulluara dhe më të sigurta për qytetarët, por edhe mbrojtja e tregtarëve që punojnë në mënyrë të ligjshme.


