Skuadra e e Argjentinës nën drejtimin e Scalonit e mposhti lehtësisht ekipin U-23 të Burkina Fasos me rezultatin 7-0.
Për këtë ndeshje prestigjioze, ekipi afrikan u paraqit me vetëm një lojtar të kombëtares së parë, pasi të tjerët kishin vendosur të mos udhëtonin, për shkak të problemeve logjistike dhe pagesave të pashlyera.
Federata e Burkina Fasos bëri përpjekje për ta shpëtuar situatën dhe “e bindi” skuadrën U-23 të ndërmerrte udhëtimin, duke anuluar një ndeshje miqësore kundër Malit, e planifikuar vetëm pak orë më vonë.
Në Buenos Aires, ekipi shkoi vetëm pak orë para ndeshjes me argjentinasit. Në këtë përballje shënuan Lautaro Martínez, Nico Paz, Franco Mastantuono, Gianluca Prestianni, Julian Álvarez dhe Giuliano Simeone.


