Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 2 tetor ka realizuar ekstradimin nga Gjermania në Kosovë të shtetasit kosovar B.H., i cili ishte i kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
B.H. ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Ai dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.



