Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

The New York Times: Rusia synon të godasë infrastrukturën energjetike të Ukrainës!

Press Online2 Tetor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Rusia po përgatitet të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë dimrit, me synimin për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ujë dhe ngrohje në qytetet më të mëdha të vendit, raporton The New York Times, duke iu referuar burimeve dhe vlerësimeve të inteligjencës.

Sipas raportimit, planet ruse parashikojnë sulme në disa faza ndaj nënstacioneve elektrike në Ukrainën perëndimore, hidrocentraleve dhe tre centraleve bërthamore që aktualisht janë në funksion. Centrali bërthamor i Zaporizhzhias nuk përfshihet në këtë skenar, pasi ndodhet nën kontrollin e forcave ruse.

Sipas vlerësimeve të cituara nga gazeta amerikane, objektivi është ndërprerja në shkallë të gjerë e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, çka do të prekte drejtpërdrejt furnizimin me ujë dhe sistemet e ngrohjes në Kiev, Kharkiv dhe Odesa.

LEXO EDHE: Zelensky: Putin urdhëroi braktisjen e rregullave të luftës

Një skenar i tillë mund të krijonte kushte të rënda humanitare në qytetet më të mëdha të Ukrainës gjatë muajve të dimrit, veçanërisht nëse dëmtimet e infrastrukturës do të ishin të zgjatura.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës së transportit në Kiev. Sipas raportimeve, gjatë dy ditëve të fundit dronët kanë goditur të paktën tre herë Urën Jugore dhe të paktën një herë Urën Paton. Të dyja urat janë mbyllur pjesërisht ose plotësisht pas sulmeve.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia po përpiqet të paralizojë kryeqytetin dhe të krijojë kushte që banorët të largohen nga qyteti.

“Rusët duan të shkatërrojnë urat tona, qendrat tona të të dhënave, internetin, rrjetet mobile, spitalet, kopshtet, shkollat, universitetet – gjithçka”, deklaroi Zelenskyy.

LEXO EDHE: El Mundo: Agjentët rusë në një rrjet të ekspozuar në SHBA planifikuan vrasjen e Garry Kasparov!

Sipas raportimit, goditjet ndaj infrastrukturës energjetike dhe asaj jetike synojnë të rrisin presionin mbi Ukrainën në prag të dimrit, kur kërkesa për energji dhe ngrohje rritet ndjeshëm.

Previous ArticleSeancë e re gjyqësore për “Lotaria Shtetërore”! Dëshmoi drejtori i Sektorit për Lojëra të Fatit
Next Article Anulohen dy koncertet e Kanye West në Rusi pas javësh pasigurie?

Lajme të ngjashme

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Grevë e përgjithshme në Itali, në rrezik transporti hekurudhor, shkollat e shëndetësia…

19 Nëntor 2026 GLOBI

Italia ndryshon projektbuxhetin 2027, pension në moshën 64-vjeçare dhe lehtësi të reja fiskale për të rinjtë

19 Nëntor 2026 GLOBI

Fëmijët në Roblox, në rrezik/ Akuza ndaj platformës: Nuk mbron të miturit. Dy dëshmitarë rrëfejnë para Senatit

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.