Një shtetas nga Tetova është arrestuar pasi dyshohet se kishte porositur me postë 700 gramë hashash nga Spanja.
Sipas Drejtorisë së Doganave, pakoja u përzgjodh për kontroll të detajuar në pikën doganore të postës. Brenda saj u gjetën shtatë paketime me lëndë të dyshimtë, ndërsa qeni doganor sinjalizoi praninë e drogës. Testimi konfirmoi praninë e THC-së.
Hetuesit arrestuan R.V. në momentin kur ai mori pakon. Ekspertiza e urdhëruar nga prokurori konfirmoi se bëhej fjalë për hashash, i cili u sekuestrua.
Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.



