Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar pa marrëveshje.
Pas takimit, i cili zgjati rreth dy orë, Hamza ka deklaruar para mediave se nuk përjashtohet mundësia që palët të takohen sërish në ditët e ardhshme.
Ai ka theksuar se prioritet për PDK-në mbetet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa çështja e zgjedhjes së presidentit, sipas tij, duhet të diskutohet pas miratimit të këtij ligji.
“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtoj mundësinë për takime në ditët e ardhshme. Prioritet janë ndryshimet për Ligjin për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për presidentin”, ka thënë Hamza.



