Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Hamza ka arritur në Qeveri i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.
Në fokus të takimit pritet të jenë çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, si dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Në rast se kjo nuk ndodh brenda afatit kushtetues, vendi shkon në zgjedhje të reja.
Takimi Kurti-Hamza zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe çështjet e tjera politike që pritet të diskutohen mes palëve.
Kurti: Kemi nisur komunikimet, kjo fundjavë është vendimtare për zgjedhjen e presidentit



