Ismail Selmani-Komandant Mala, duke folur për luftën e vitit 2001, ka rrëfyer përjetimin e tij gjatë tërheqjes nga pozicionet në Kalanë e Tetovës.
Ai e cilësoi lëshimin e Kalasë si “vetëvrasje”, duke thënë se vendimi ishte ndër momentet më të dhimbshme për të dhe bashkëluftëtarët.
“E përjetova rëndë lëshimin e pozicioneve nga Kalaja e Tetovës. Ajo ka qenë vetëvrasja”, tha Mala.
Ai tregoi se gjatë atyre ditëve kishte menduar edhe për vetëvrasje, duke theksuar se për këtë, sipas tij, ka dëshmitarë.
Mala kujtoi edhe 12 ditët e luftimeve në Kalanë e Tetovës, duke përmendur breshëritë e minahedhësve dhe shkëmbimet e zjarrit që, siç tha, i përjetuan luftëtarët në vijën e frontit.
Për këto ngjarje ai ka mbajtur edhe titullin “12 ditë luftë mbi Kalanë e Tetovës”.
Deklarata u bë në emisionin “Dialog te Lajmi”, të udhëhequr nga Sefer Tahiri.



