Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur konferencë për media për ditën e martë, më 29 shtator prej orës 13:00.
“Të nderuar përfaqësues të mediave, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ju fton në një konferencë për media, që do të mbahet nesër (e martë) në ora 13:00, në zyret e OVL UÇK-së”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Edhe sonte prej orës 21:00 do të ketë protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, protestë kjo me moton “Jo në emrin tim”.
Një protestë tjetër është paralajmëruar të mbahet edhe më 1 tetor në Prishtinë, prej orës 16:00.
OVL-UÇK, më 25 shtator ka organizuar protesta në të gjitha qytetet e Kosovës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan nga Dhomat e Specializuara në Hagë me 81 vjet burgim.
Më 16 shtator, Gjykata Speciale në një aktgjykim të shkallës së parë ka dënuar Hashim Thaçin me 25 vjet, Jakup Krasniqin me 25, Kadri Veselin me 18 e Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.


