
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ka zhvilluar takim me kryetarin e Këshillit të Shurës, Abdullah bin Mohammed Al-Sheikh. Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe bilateral, si dhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve saudite në Maqedoninë e Veriut.
“ Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite, zhvillova një takim me Kryetarin e Këshillit të Shurës, Abdullah bin Mohammed Al-Sheikh. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe bilateral, si dhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve saudite në Maqedoninë e Veriut.
Theksova gjithashtu interesimin tonë për pjesëmarrje aktive në EXPO 2030 në Riad, si dhe rëndësinë e dialogut të rregullt politik dhe bashkëpunimit konkret ndërmjet dy vendeve. Jam i bindur se kjo vizitë do t’i japë një shtysë të mëtejshme marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite”, deklaroi Gashi.


