Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë.
Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në konkursin “Shkruaj, Vizato dhe Fito”.
Më shumë për të foli redaktorja, Liridona Bytyçi.
“Shtëpia botuese “Dukagjini ka vendosur që edhe këtë festival dhe panair të mbaj një garë për fëmijë, në atë garë kanë pas mundësi të aplikojnë fëmijë nga shkollat të ndryshme të Kosovës. Kanë pas mundësi me apliku me me një shkrim, ese përrallë apo vizatim dhe ne kemi zgjedhur tre vendet më të mira”, ka thënë Liridona Bytyçi, Redaktore.
Bytyçi tregoi për interesimin e të vegjëlve.
“Ndonëse këto ditë temperaturat kanë qenë të ulëta prap se prap ka pasur interesim shumë prej fëmijëve nga mosha të ndryshme dhe ne si shtëpi botuese jemi munduar të sjellim libra të ndryshem për mosha të ndryshme”, ka thënë Liridona Bytyçi, Redaktore.
Më pas, mes dhjetëra aktiviteteve argëtuese erdhi koha e çmimeve të ndara nga “Dukagjini”.
Kurse për të tjerët pati mirënjohje e dhurata.
Të lumtur që qenë pjesë e kësaj gare u shprehën fëmijët.
“Dhurata që ma ka dhënë ‘Dukagjini’ më ka pelqy shumë sepse më pëlqen libri dhe me pëlqen shumë për me lexu”, ka thënë Dalina Mexhani, Nxënëse.
Panairi i Librit për fëmijë do të jetë i hapur deri të dielën.


