Gazetarja e sportit Trevisa Tufa ka ndarë në një bisedë në “Live From Tirana” përvojën e saj prej dhjetë vitesh në gazetari sportive, duke folur hapur për ndryshimet që ka parë në këtë fushë dhe për mënyrën si e percepton botën e showbizit dhe të rrjeteve sociale. Ajo tregoi se karriera e saj e ka zanafillën në terren, ku ka punuar në kushte të vështira, në shi dhe në temperatura të larta, diçka që sipas saj i ka dhënë më shumë kënaqësi sesa puna në studio.
Ke 10 vite që merresh me gazetari, e mendon ndonjëherë se çfarë do të bësh ende në karrierën tënde më vonë?
Dhjetë vite. Dhjetë vite punë. Për hir të së vërtetës, përpara se unë të filloja punë, përpara dhjetë vitesh, kam punuar në një radio për një muaj e gjysmë, një herë në javë me një mikun tim. Ai bënte një emision sporti edhe unë isha aty ma të, diskutonim të gjithë kohës e bënim bashkë dhe pastaj nuk vazhdoi më. Dhe diku të një muaji më mbrapa pastaj fillova punë në televizion. Karriera jonë është shumë e gjatë edhe patjetër kur ti e nis nga pika zero, gjithmonë kërkon më mirë për veten tënde. Unë e kam nisur nga terreni. Pra kam punuar në shi, në diell, kam punuar në temperatura të larta. Nuk kam patur problem se ka qenë një eksperiencë shumë e bukur që unë me thënë të drejtën më shumë më pëlqen terreni sesa studio ndonjëherë. Se ti ke mundësi të njohësh njerëz të rinj edhe të bësh dy biseda më tepër sesa në atë studion që ti shpeshherë je vetëm ose shpeshherë je me të ftuar që thjesht bisedon për futbollin dhe mbaron çdo gjë pastaj. A ka diçka që unë dua ta bëj më tepër? Patjetër sigurisht, por e kam marrë kështu me hapa të vegjël e avash avash, avash avash çdo gjë në kohën e duhur edhe kur të jetë mundësia për të bërë më mirë sigurisht që shpresoj të bëj më mirë, por sërish tek pjesa e sportit edhe jo më tej.


