Procesi gjyqësor ndaj 13 zyrtarëve policorë, të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme në lidhje me zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, është zhvilluar nga fillimi.
Rivendosja e procedurës erdhi pas ndryshimit të përbërjes së trupit gjykues, pasi dy gjyqtarë porotë nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në seancat e ardhshme.
Asnjëri prej të akuzuarve nuk e pranoi fajësinë edhe në këtë nisje të re të procesit, duke iu referuar qëndrimeve të shprehura më herët. Prokuroria vijon t’i qëndrojë aktakuzës së paraqitur.
Zjarri që përfshiu diskotekën “Puls” më 16 mars të vitit të kaluar shkaktoi vdekjen e 63 personave, ndërsa më shumë se 200 të tjerë mbetën të plagosur.
Aktakuza pretendon se policët në shërbim nuk e ndalën programin muzikor dhe nuk morën masa për të penguar përdorimin e mjeteve piroteknike.


