Nga gjithsej 57 kilometrat e rrugës autostradale Kërçovë-Ohër, deri më tani janë ndërtuar 37 kilometra, nga të cilat 34 kilometra janë në funksion. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski tha se në dy muajt e ardhshëm duhet të vihet në funksion pjesa më e ndërlikuar e rrugës – tunelet pranë Presekës. Ai shpreson që autostrada të jetë gati deri në gjysmën e parë të vitit 2027, megjithëse shumë gjëra do të varen nga kushtet e motit.
“Në dy muajt e ardhshëm që do të hapim pjesën më të komplikuar, që është pjesa e tuneleve pranë Presekës, të cilat janë tunelet më të gjata në Maqedoni. Shpresoj që moti të jetë i favorshëm për ne, nuk duhet të jetë ideal si sot, por mos ketë borë dhe akull. Kjo do të thotë që brenda afatit të planifikuar, në gjysmën e parë të vitit 2027, do të kemi një autostradë funksionale dhe të lëshuar në qarkullim me leje përdorimi.” Tha Aleksandar Nikokoloski-Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Në pjesën pranë fshatit Botun, punëtorët përballen me tokë jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe prani të ujit. Nikollovski tha se po përdoren pajisje specifike për të stabilizuar tokën. 5 makina me peshë 150 ton secila, hyjnë në tokë deri në 25 metra ose 7 deri në 11 kate poshtë, dhe me to kafaze armature lëshohen me 30 ton hekur secila. Do të ketë 250 zgjidhje të tilla, nga të cilat 163 pranë Botunit, dhe të tjerat përgjatë pjesës tjetër të rrugës.
“Bazuar në këtë, u bënë dy projekte kyçe stabilizimi. Njëri është për galeritë, dhe mënyra e dytë është me këto shtylla betoni 20 metra të thella në tokë në Botun.”- Koce Trajanovski – Drejtor i NP Rrugët Shtetërore
Nikollovski mohon pretendimet e aktivistëve mjedisorë se planifikimi i dobët dhe mungesa e dokumentacionit shkaktuan çrregullime tektonike në gjeo dhe biodiversitetin e pellgut të lumit Treska./alsat.mk


