Personi që më herët kishte kërcënuar kryetarin e Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, lidhur me projektin e rrethrrotullimit, ka kërkuar falje publike.
Në deklaratën e tij për gazetaren Fatime Koka, ai thotë se ishte keqinformuar lidhur me punimet dhe kishte kuptuar se kryetari do t’ia prishte objektin.
“Për çështjen e objektit kam qenë i keqinformuar se kryetari do të ma prishë objektin”, ka deklaruar ai.
Ai i ka kërkuar falje kryetarit Elmazi, administratës së Komunës dhe Këshillit Komunal.
Po ashtu, ka shprehur gatishmërinë që, nëse është në interes të qytetarëve, të tërheqë lokalin/objektin e tij për t’i hapur rrugë realizimit të projektit./ZYRTARE.net


