Gjatë muajit gusht 2026, policia zhvilloi kontrolle të përforcuara në të gjithë vendin ndaj drejtuesve të biçikletave, motoçikletave, mopedeve dhe mjeteve të tjera të ngjashme.
Gjatë kontrolleve u konstatuan 1.875 shkelje, nga të cilat 1.563 raste kishin të bënin me drejtimin pa helmetë mbrojtëse.
Numri më i madh i shkeljeve u regjistrua në zonën e Shkupit – 503, pasuar nga Manastiri me 230 dhe Strumica me 216 raste.
Policia ka ngritur kallëzime penale ndaj 116 drejtuesve, ndërsa janë sekuestruar 97 motorë.
Gjatë aksioneve janë konstatuar edhe 3.259 shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit. MPB-ja njofton se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me synim rritjen e sigurisë në trafik.


