Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kërkuar ndërmarrjen e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Përmes një reagimi publik, Behrami ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për përfundimin e mandatit të institucioneve të drejtësisë me seli në Hagë.
“Ky është fundi i drejtësisë ndërkombëtare!”
Behrami ka kërkuar gjithashtu që të përfundojë marrëveshja me Holandën që lidhet me funksionimin e Dhomave të Specializuara, ndërsa veçmas ka kërkuar edhe përfundimin e mandatit të EULEX-it.
“Parlamenti i Kosovës duhet të mblidhet dhe të ndërmarrë ndryshimet e nevojshme kushtetuese dhe ligjore për t’i dhënë fund mandatit të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Duhet përfundojë edhe marrëveshja me Holandën që lidhet me funksionimin e tyre. Veçmas, duhet të kërkohet edhe përfundimi i mandatit të EULEX-it. Mjaft është mjaft!”, ka shkruar Behrami.


