Para se ta heq therën nga syri i tij, i thotë tjetrit hiq qerpikun se po të verbëron. Kështu ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, dukë lënë pa zgjidhur shumë çështje që i ka në mandat, po bën fushatë që Republika e Kosovës të respekton cilindo vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kundër ish krerëve të UÇK-së, vendimi ndaj të cilëve do të shpallet më 16 shtator.
Shashivari mbase si ministër i zgjedhur para ca muajve akoma nuk është njoftuar me programin zgjedhor të Qeverisë, por në programin e partisë nga ku vjen ai, në kapitullin e Drejtësisë ka disa prioritete për të cilat duhet të harxhon energji.
EVROPIANIZIMI I DREJTËSISË– Kthimi i besimin në gjyqësor që për momentin nuk arrin as 2 për qind.
REFORMË DHE VETTING- Pastrim të sistemit gjyqësorë nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.
PA KOMPROMIS KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT
PËRGJEGJËSI PENALE PËR PRONAT E PËRFITUARA PALIGJSHËM
STANDARDE DHE ETIKË NË VEPRIMTARINË PUBLIKE
RRITJE E INVESTIMEVE NË GJYQËSOR DHE PROKURORI
Përveç që Shashivari nuk lëvizë asnjë gurë për pikat e programit zgjedhor, qëndron duarkryq edhe për çështjet që partia e tij por edhe ai vetë si ekspert juridik ishte deklaruar disa herë: proceset e montuara gjyqësore. Derisa Shasivari kërkon drejtësi Evropiane, në burg padrejtësisht mbetet Agim Islami. Derisa Shasivari sugjeron respektim të vendimit gjyqësor, rrugëve të Evropës dhe më gjerë enden lirshëm kriminelët e kërkuar me flet arrest ndërkombëtar. Shasivari si ministër i Drejtësisë flet për vendimin e Hagës, por nuk e komenton vendimin e Supremes për kthimin e Llaskarcës në rigjykim, hetimin me asistencë ndërkombëtare për rastin Lagja e Trimave, lirimin e të dënuarve për cenim terrorist të rendit kushtetues më 27 prill të 2017, Besa Trans, Spitali Modular, Almir Aliu dhe shumë raste të tjera për të cilat subjekti i tij dhe ai morën besimin e qytetarëve. Pa u kthyer aspak në parimin juridik: mi jep faktet të jap të drejtën, Shashivari kërkon që pavarësisht besimit prej 2 për qind, drejtësisë në vendin tonë duhet t’i besohet.
“Drejtësisë duhet t’i besojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, tha
Gazetari: Pavarësisht se sistemi gjyqësor e dënon ndonjë të pafajshëm, ne duhet t’i besojmë atij?
Jo absolutisht, unë e përmenda pikërisht të kundërtën e kësaj. Sundimi i të drejtës është një nga parimet themelore kushtetuese dhe qytetarët duhet të jenë të bindur në respektimin e këtij parimi”. – Jeton Shasivari, Ministër i Drejtësisë. /Alsat.mk


