Rezultatet e fundit të PISA-s kanë rikthyer shqetësimin për cilësinë e arsimit në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të përmendura në analizën e rezultateve, nga 91 shtete që kanë marrë pjesë në testimin e fundit, rënia krahasuar me rezultatet e vitit 2018 është 5.3%.
Të dhënat tregojnë rënie të rezultateve të nxënësve, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet niveli i njohurive në lexim, matematikë dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.
Sipas pedagogut, Satki Ismaili, përtej krahasimeve me vendet e tjera, pyetja kryesore mbetet se ku qëndron vendi, sa ka ndryshuar performanca e nxënësve dhe cilat janë problemet që duhet të adresohen.
“Mirëpo rezulatet çka flasin edhe shtetet, pra 91 shtet sipas OJCDS-së të cilat u testuan me testimet e fundit PISA kanë rënie. Rënia e tyre është 5.3% nga rezultatet e kaluara krahasuar nga viti 2018 e këndej. Por cilët janë rrënjët në Maqedoni? Jep ndonjë karahasim statistikor me të dhëna, jo atë që tani krahasojmë me fqiun. Neve na intereson ku jemi ne, ku jemi, ku kemi qenë dhe ku dëshirojmë të jemi, ku janë aspiratat tona.” – tha pedagogu Satki Ismaili.
Rënia nuk është vetëm një fenomen i Maqedonisë së Veriut. Të dhënat e PISA-s tregojnë se sfida nuk lidhet vetëm me një fushë të vetme. Megjithatë, rënia është veçanërisht e dukshme në lexim.
Krahasuar me vitin 2018, rezultatet në këtë fushë kanë rënë me 9.2 %, ndërsa në matematikë rënia është 3.5 %.
Këto të dhëna e zhvendosin fokusin nga renditja ndërkombëtare te problemet konkrete të sistemit arsimor.
Në këtë drejtim, profesori vë theksin te rëndësia e gjuhës dhe shkrim-leximit, të cilat sipas tij, janë bazë edhe për zhvillimin e aftësive të tjera që kërkohen në testimin PISA.
“Pikërisht çka është e nevojsme për të pasur sukses në këtë aspekt duhet analizuar mirë përmbajtjen e testimit të PISA-s. Po çka është ajo që ndihmon-mbase gjitha aspektet, edhe shkenca, edhe matematika, e të gjitha më rradhë. Është gjuha, është shkrim-leximi. Një fëmijë, një i rritur i cili nuk ka bazë në shkrim-lexim, ajo është që krijon të lexuarit kreativitet, të mënduarit e kritikës, zgjidhjen e problemeve, analizën e gjërave, përmbajten, sintezën, zbatimin e asaj në jeten reale dhe në treg të punës, e kështu me radhë. Pikerisht kjo është një mungesë që duhet të verehet te të gjithë.” – u shpreh pedagogu Satki Ismaili.
Përballë këtyre të dhënave, nga Ministria e Arsimit thonë se tashmë janë duke u ndërmarrë masa për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, përmes strategjisë së re arsimore.
“E para jemi duke e zbatuar strategjinë arsimore e cila kap vitet arsimore 2026-2032, pesë e së cilës janë e para optimizimi i paraleleve dhe sidomos shumë e rëndësishme është inkuadrimi i mësimit tërëditor më të cilën mendojmë se do të ndikojmë dukshëm në rritjen e kualitetit të mësimdhënies, sepse fëmijët do të kalojnë shumë më shumë kohë në shkolla, do të kenë shumë më shumë hapësirë për orë shtesë, orë plotësuese, do të kenë më shumë kontakt me mësimdhënësit, do të bëjnë më shumë aktivitete të lira dhe shumicën e ditës do ta kalojnë në hapsirat e shkollës.” – tha Zv.Ministri i Arsimit, Driton Sulejmani.
Ndërkohë, mbetet të shihet nëse këto masa do të përkthehen edhe në rezultate më të mira në testimet e ardhshme PISA.(TVM2)


