Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar përmes një postimi lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe debatet për përgjegjësinë politike.
Mulhaxha-Kollçaku ka kritikuar partitë opozitare, duke i akuzuar se më herët kanë bllokuar punën e Kuvendit dhe institucionet e vendit.
Në postimin e saj, deputetja e VV-së ka ngritur pyetjen nëse kundërshtarët politikë kanë të drejtë të flasin për përgjegjësi politike pas veprimeve të tyre të mëparshme.
“A kanë të drejtë të flasin? Na mbajtën peng për 58 seanca, për vetëm 4 vota. Bllokuan punën e Kuvendit, paralizuan institucionet dhe e çuan Kosovën në zgjedhje. Dhe tani pretendojnë të flasin për përgjegjësi politike?”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.


