Personi që u filmua duke hedhur mbeturina nga ura në lumin Radika është identifikuar dhe është sanksionuar, njoftuan nga Komuna e Dibrës, përcjell TV21. Rasti shkaktoi reagime pasi shoqata sportive e peshkimit “Trofta” publikoi një video në rrjetet sociale, ku shihet një burrë duke ndaluar me automjet në urë dhe duke hedhur thasë e kuti me mbeturina në lumë.
Pas publikimit të videos, ekipet e inspektoratit komunal, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, ndërmorën masa, pas së cilave personi u gjet dhe u gjobit. Nga Komuna e Dibrës paralajmëruan kontrolle të intensifikuara dhe theksuan se çdo person që ndot Radikën, hapësirat publike apo mjedisin do të përballet me sanksione ligjore.


