Sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt”, nga e shtuna (12.09.2026) do të fillojë të funksionojë edhe në territorin e Sektorit për Punë të Brendshme në Veles, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell TV21. Pas përfundimit të kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të aktivizohen në rrugët në territorin e SPB Veles.
Nga MPB thonë se me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontroll më i madh dhe i vazhdueshëm i trafikut, zbulim në kohë i shkeljeve të rregullave të komunikacionit, rritje e disiplinës në trafik dhe përmirësim i sigurisë në rrugë.
MPB-ja apelon te të gjithë shoferët që t’i respektojnë në mënyrë të vazhdueshme rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe, me sjellje të përgjegjshme, të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.


