Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Messi po blen klubin e dytë në Spanjë, këtë herë në Segunda

Press Online9 Shtator 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Lionel Messi është pranë zgjerimit të investimeve të tij në futbollin spanjoll.Ylli argjentinas ka arritur një marrëveshje në parim për të blerë 100 për qind të aksioneve të CD Eldense, klubit që garon në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll, Segunda División.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi, përcjell Sinjali.

Marrëveshja është arritur me grupin investues kolumbian TH Soluciones Group S.A.S., aktualisht aksionari kryesor i Eldenses. Nëse përmbyllen procedurat e mbetura, Messi do të bëhet pronari i vetëm i klubit.

Megjithatë, blerja ende nuk është finalizuar zyrtarisht. Për përmbylljen e saj kërkohen procedurat e fundit ligjore dhe kontraktuale, përfshirë procesin e verifikimit financiar dhe ligjor të klubit, si dhe autorizimin e Këshillit të Lartë të Sportit në Spanjë (CSD).

Eldense, klub me seli në qytetin Elda të provincës së Alicante-s, është aktualisht në pjesën e poshtme të tabelës së Segunda División. Skuadra e ka nisur keq sezonin, ndërsa së fundmi ndau rrugët edhe me trajnerin Claudio Barragán.

Nëse operacioni përfundon me sukses, kjo do të jetë një tjetër hyrje e rëndësishme e Messit në pronësinë e klubeve të futbollit në Spanjë.

Në prill të këtij viti, argjentinasi bleu edhe UE Cornellà, klub që garon në kategoritë e ulëta të futbollit spanjoll. Dokumentet e raportuara më vonë për atë operacion tregojnë se Messi do të marrë 85.05% të kapitalit të Cornellàsë.

Kështu, Messi po ndërton gradualisht një prani të tijën në futbollin spanjoll, ndërkohë që vazhdon karrierën si futbollist te Inter Miami.

Previous ArticleHaki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit
Next Article Qeni juaj nuk kupton vetëm fjalët… ai kujton edhe mënyrën si e trajtoni!

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.