Shpërthimet e vullkanit Anak Krakatoa kanë shkaktuar kaos në trafikun ajror në Indonezi, duke prekur rreth 270 mijë pasagjerë dhe detyruar shtatë aeroporte të pezullojnë operimet.
Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Xhakartës, kryeqytetit të Indonezisë, si dhe gjashtë aeroporte të tjera në vend kanë zgjatur pezullimin e operimeve të paktën deri në orën 18:00 (me orën lokale), për shkak të aktivitetit të shtuar të vullkanit Anak Krakatoa.
Situata ka shkaktuar kaos në trafikun ajror dhe ka lënë dhjetëra mijëra udhëtarë të bllokuar, ndërsa rreth 2.300 fluturime janë anuluar ose pritet të vonohen.
Kompania Angkasa Pura, që menaxhon aeroportet, u bëri thirrje pasagjerëve të kontrollojnë rregullisht statusin e fluturimeve dhe të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacionet më të fundit.
Status Gunung Anak Krakatau disebut masih berada pada Level III (Siaga).
Masyarakat diimbau tidak mendekat dalam radius tiga kilometer dari pusat aktivitas Gunung Anak Krakatau dan mewaspadai ancaman bahaya awan panas, lava, lontaran batu pijar, serta hujan abu lebat. pic.twitter.com/TBIbT0mb3J
— BBC News Indonesia (@BBCIndonesia) September 5, 2026
Sipas autoriteteve, pezullimi i fluturimeve lidhet me rritjen e aktivitetit të vullkanit Anak Krakatoa, vullkani që në indonezisht njihet si “fëmija i Krakatoas”.
270 mijë pasagjerë të prekur
Mes aeroporteve që do të qëndrojnë të mbyllura janë edhe dy aeroporte në zonën e gjerë të Xhakartës, njëri prej të cilëve përdoret edhe nga Forcat Ajrore indoneziane.
Sipas Ministrisë indoneziane të Transportit, anulimet, vonesat dhe devijimet e fluturimeve kanë prekur rreth 270 mijë pasagjerë.
Vetëm në aeroportin kryesor ndërkombëtar të kryeqytetit ishin planifikuar rreth 1.000 fluturime në nisje dhe mbërritje.
Krakatoa, një nga vullkanet më të famshme në histori
Anak Krakatoa ndodhet në ngushticën që ndan ishujt Java dhe Sumatra. Vullkani ka shfaqur aktivitet periodik që prej shfaqjes së tij në shekullin e kaluar.
Shpërthimi i vitit 1883 ishte një nga katastrofat natyrore më të rënda të regjistruara ndonjëherë. Vlerësohet se rreth 35 mijë njerëz humbën jetën.
🌋 Erupción del volcán Anak Krakatoa paraliza seis aeropuertos en Indonesia. La dispersión de ceniza volcánica obligó al cierre temporal de la terminal internacional de Yakarta y otros aeródromos clave en Java y Sumatra. La emergencia aérea deja más de 370 vuelos afectados y…
— Vanguardia (@vanguardiacom) September 6, 2026
Një tjetër tragjedi ndodhi në vitin 2018, kur shembja e një pjese të Anak Krakatoas shkaktoi një cunam që goditi brigjet e Indonezisë. Si pasojë, 429 persona humbën jetën, ndërsa mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin nga banesat e tyre.
Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrit” e Oqeanit Paqësor, një zonë ku aktiviteti sizmik dhe vullkanik është veçanërisht i lartë për shkak të përplasjes dhe lëvizjes së pllakave tektonike.


