Jose Mourinho ka analizuar kundërshtarët e Real Madridit në fazën Champions League, duke veçuar Arsenalin dhe Interin si dy prej skuadrave më të rrezikshme.
Në një intervistë për UEFA-n, trajneri portugez theksoi se të dyja skuadrat përbëjnë kundërshtarë të fortë për “Los Blancos”.
“Çdokush i njeh Interin dhe Arsenalin”, ka thënë Mourinho.
Për Arsenalin, ai theksoi ambicien e madhe për të fituar trofeun, ndërsa për Interin tha se skuadra italiane po përmirësohet çdo sezon.
“Arsenali po e ndjek Ligën e Kampionëve prej më shumë se 20 vitesh dhe sezonin e kaluar ishte vetëm një ndeshje larg arritjes së këtij qëllimi. Ata kanë potencialin për ta bërë këtë dhe do të japin gjithçka për ta fituar”, ka thënë Mourinho.
Mourinho përmendi edhe Romën, të cilën e cilësoi si një skuadër “vërtet speciale” këtë sezon.
Megjithatë, portugezi tregoi kujdes dhe nuk e konsideron të sigurt kualifikimin e Real Madridit.
“Unë mendoj se do të kualifikohemi, por do të vuajmë dhe duhet ta marrim ndeshje pas ndeshjeje, duke kërkuar të marrim pikët”, deklaroi Mourinho.


