Aleanca ka njoftuar se sot, do të zhvillojë një aktivitet simbolik tek hyrja e Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në ora 10:00.
Në përfundim të aktivitetit, përfaqësues të Aleancës do të deklarohen për media.


