Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Takim Gashi-Göktaş: Përpjekje të përbashkëta për forcimin e familjes

Press Online5 Shtator 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

–Nevojitet mbrojtje dhe forcim më i madh i familjes dhe vlerave familjare, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për fusha me rëndësi të madhe për të dyja shoqëritë. Gjithashtu, nevojitet bashkëpunim më i madh në të gjitha nivelet, pasi ruajtja e komunikimit intensiv në nivel të lartë kontribuon ndjeshëm në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme, konstatuan kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale e Republikës së Turqisë, Mahinur Özdemir Göktaş, në takimin e sotëm në Shkup.

Kryetari Gashi, siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, shprehu kënaqësi të madhe për mundësinë që të takohet me ministren Göktaş dhe të diskutojnë për vlerat familjare si një përcaktim civilizues. Ai theksoi se politika sociale dhe çështjet që lidhen me mbrojtjen dhe forcimin e familjes përfshijnë një gamë të gjerë politikash dhe shërbimesh të orientuara drejt familjeve, grave, fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara, të moshuarve dhe kategorive të tjera të cenueshme. Vendi ynë është i gatshëm për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira me Turqinë në këto fusha, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të shërbimeve sociale të qasshme dhe cilësore në komunitet.

Ai shprehu bindjen se diplomacia parlamentare mund të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe të krijojë hapësirë për forma të reja të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve.

Ministrja Göktaş theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë kultivojnë një miqësi dhe partneritet të fortë tradicional, si dhe kanë lidhje të thella historike dhe kulturore. Ajo theksoi se Turqia i ka shpallur dhjetë vitet e ardhshme si Dekada e Familjes dhe Popullsisë, me fokus në forcimin dhe mbrojtjen e familjes dhe fëmijëve, nxitjen e martesës, veçanërisht te të rinjtë, si dhe rritjen e natalitetit dhe mbështetjen e prindërve.

Previous ArticleZjarr i fuqishëm në kantinën 165-vjeçare të Patrës, shkrumbohet ndërtesa historike
Next Article Kitara e George Michael nga videoklipi i “Faith” del në ankand? Sa shkon vlera?

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.