Jennifer Lawrence ka zbuluar arsyen e vërtetë pse është parë shpesh në publik me shami rreth kokës ose qafës, duke sqaruar se zgjedhja nuk lidhet me modën, siç mund të kenë menduar shumë fansa.
Në një intervistë të re për Vogue, aktorja tregoi se shaminë e përdor për të mbuluar njollat e melazmës në fytyrë, ndërsa po përballet edhe me efektet anësore të një trajtimi për lëkurën.

Lawrence shpjegoi se ka nisur të përdorë tretinoinë, një trajtim që përdoret për probleme të lëkurës, por që në rastin e saj ka shkaktuar edhe zhveshje të lëkurës.
Kam mbajtur shami mbi njollat e melazmës që kur kam filluar të përdor tretinoinën. Sigurisht që më fotografojnë, ndaj njerëzit mendojnë se është ndonjë zgjedhje e imja e modës
-tha ajo.
A në fakt, jam thjesht e lodhur, lëkura po më zhvishet dhe po përpiqem ta përballoj ditën
-shtoi aktorja.
Lawrence tregoi se njollat i janë shfaqur kryesisht në zonën e mjekrës dhe faqeve, ndaj e vendos shaminë në një mënyrë që i mbulon ato.

Aktorja tha se nuk shqetësohet nëse pamja e saj me shami mund të duket e pazakontë.
Nuk më intereson sa qesharake dukem. Melazma është më e rëndësishme për mua sesa kjo
-u shpreh ajo.
Gjatë intervistës, Lawrence foli edhe për mënyrën se si kujdeset për pamjen dhe për trajtimet estetike. Ajo ka pranuar se përdor “baby Botox”, por theksoi se nuk mund ta teprojë me të, pasi si aktore ka nevojë të ruajë lëvizshmërinë dhe shprehjet natyrale të fytyrës.
Në të njëjtën intervistë, Lawrence pranoi gjithashtu se do të dëshironte të provonte heqjen e dhjamit nga faqet, por mendon se një ndryshim i tillë do të vihej menjëherë re.


