Kryeministri Edi Rama uroi homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, për rekordin prej 1413 ditësh në detyrë, duke e cilësuar atë si kryeministren me qeverinë më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Rama e shoqëroi urimin me humor, duke i thënë Melonit se tashmë i mbetej vetëm të thyente rekordin e tij në krye të qeverisë shqiptare.
Përgjigjja e kryeministres italiane nuk vonoi. Meloni ripostoi videomesazhin e Ramës në rrjetin X dhe iu përgjigj me të njëjtën frymë ironike. “Miku im Edi, faleminderit nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin të përziesh ironinë me disa të vërteta të pakëndshme”, shkroi ajo.
Edi, amico mio, grazie di cuore per questo videomessaggio. Come sempre riesci a mettere insieme ironia e qualche verità scomoda! 😉
Mi fa piacere sapere che, dopo tanti cambi di interlocutore a Roma, tu abbia finalmente avuto modo di affezionarti un po’ di più a quello attuale.… https://t.co/6Eftg9Vjui
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) September 4, 2026
Duke iu referuar batutës së Ramës për ndryshimet e shpeshta të qeverive në Itali, Meloni theksoi se “ndërrimi i shpeshtë i skuadrës nuk ndihmon kurrë për të ndërtuar diçka të qëndrueshme”, ndërsa shtoi se “kur gjen ekipin e duhur, është më e lehtë të luash mirë dhe të arrish rezultate”.
Meloni vlerësoi gjithashtu marrëdhënien mes dy vendeve, duke e cilësuar Shqipërinë “një mike dhe partnere të çmuar”. Ajo tha se gjatë viteve është ndërtuar një bashkëpunim konkret që ka forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe Italisë, edhe në arenën evropiane. Mesazhin e saj, Meloni e mbylli me një përshëndetje për Ramën: “Një përqafim të ngrohtë për Edi Ramën dhe shihemi së shpejti.”
/vizionplus.tv


