Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur për prapaskenat e diskutimeve mes kësaj partie dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për zgjedhjen e presidentit.
Haziri, gjatë deklarimit të tij për VoxKosova, ka thënë se emri i Bekim Sejdiu, për të cilin janë dakorduar i pari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, dhe ai VV-së, Albin Kurti, ka qenë i propozuar nga të dyja partitë. Haziri ka shtuar se Sejdiu ka qenë i vetmi emër i përfshirë të dy listat.
“Edhe i LDK-së ka qenë. Jo vetëm i LDK-së. Modeli që e kemi përcaktu për propozime ka qenë ky që secila palë t’i ketë nga tri porpozime së paku. Dhe në biseda të përbashkëta mandej të determinohemi për një emër dhe kur jemi shku në takim që janë shpalos emrat, LDK-ja ka dal me tri propozime e saj, VV-ja ka dalë me 10 propozime. Nga 13 propozimet, vetëm një emër ka qenë në dy listat i përfshirë dhe kjo ka qenë determinuese”, potencoi ai.


